Veseli në Gorazhdec: Mos të politizohet incidenti, të presim drejtësinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shoqëri të drejtorit të Policisë Rajonale të Pejës, Shaban Shala dhe anëtarit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç, kanë vizituar sot Gorazhdecin, fshat i banuar nga serbët, ku ditë më parë u sulmuan me armë monumentet serbe.Kryeparlamentari Veseli duke e dënuar edhe njëherë këtë akt, tha se kushdo që e ka bërë këtë akt kriminal duhet të dënohet, por sipas tij rasti nuk duhet politizuar dhe duhet pritur zbardhjen nga organet e drejtësisë.“Kushdo që e ka bërë këtë akt, është akt kriminal. Por rasti nuk duhet të politizohet. Duhet pritur që organet e drejtësisë ta thonë fjalën e vet”, ka thënë Veseli.