Dy protestuesit nga Lezha: Nxorëm mllefin, do rikthehemi në Tiranë për bunkerin
Ndue Zeka dhe Fistim Meta nga Lezha iu bashkuan një ditë më parë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.76-vjeçari, Ndue Zeka, ish i përndjekur politik u shndërrua në protagonist, kur tentoi të çante koordonin e policisë për të hipur në shkallët e Kryeminsitrisë.Ai shprehet se kultet e komunizmit janë të papranueshme dhe se do të kthehet sërish në Tiranë për ta shkatëruar plotësisht bunkerin.Ndue Zeka: "Motivi ishte për të shpërthyer drejtimet e Enver Hoxhës se Edi Rama planifikoi bunkierët e Enver Hoxhës prandaj ne kishim marr inat. Bunkieri na dukej ne sikur do e hanim me dhëmbë.Për shkatërrimin e sistemit të Enver Hoxhës unë jam i pari. Sot një kryeministër i Shqipërisë shkon e bën përsëri bunkierët e Enver Hoxhës , kjo nuk më duket hiç e mirë.Nuk i shkon kohës. I shkon një gjë për të përmisuar popullin jo bunkierin, se bunkierit nuk ja kemi parë hajrin.Nuk mu dukte gjë frike, mu dukte vetja krejt shtet duke e shkatërruar, kaq inat të madh kishim.E gjithë Shqipëria është e nxitur sepse këto dy vjet ka një fukarallëk të tejskajshëm. U bë Shqipëria për të ikur nga vendi i vet.Të gjithë duan të ikin prej hallit, se s'kanë bukë të hanë.Mua më lidh mirë puna, sepse sistemi komunist mua më ka pushkatuar babain.Mua më ka kapur dhe policia, më ka shtrënguar edhe sot që jam këtu unë e kam bërë letrën kur jam futur në burg dje. Di unë sesi të më nxjerrin për të ndejtur në karrige. Unë pata një shans që deputeti i Dibrës më ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme se erdhi më gjeti duke më rënë të fikët se më përdrodhën krahët dhe më ra të fikët.Erdhi deputeti i Dibrës, më dha ndihmë dhe i tha "ikni se jam unë këtu". I folën ata, po deputeti nuk pranoi që t'i fliste policia."Jam deputet. Bëj detyrën tënde këtë mos e prek me dorë."- i tha.Kemi vepruar aq bukur në një formë dremokracie dje, një demokraci krejt të ndershme, pa bërë asnjë lloj dëmtimi.Ishim bërë shtet, deshëm ta hanim më dhëmbë atë bunkier. Sa herë duan të bëjnë unë do shkoj i pari.Se kështu jemi, në sulm për shkatërrimin e sistemit të Enver Hoxhës.Në rast se Edi Rama ka mall për bunkierët le t'i vendosi në oborrin e shtëpisë së vet ose ta vendosi aty ku fle që të çmallet me bunkierët e Enver Hoxhës. Por jo midis aty, ku bie në sy për tërë popullin.Unë do shkoj një ditë vet qëllimisht, le të më kapin të më bëjnë copash policia, unë do ta shkatërroj.Unë do shkoj me çekiçë me të gjitha pajisjet për shkatërrimin e betonit të sistemit të Enver Hoxhës."Një tjetër protestues, Fistim Meta, tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij ku kishte të shkruar pakënaqësitë ndaj mazhorancës.Ai thotë se iu bashkua opozitës pasi u shkarkua padrejtësisht nga puna, ndërsa familja vuan për bukën e gojës.Fistim Meta: "E para e punës duhet ta kem mllefin sepse mua më kanë larguar nga puna nga momenti që ka hyrë në qeverisje ky lloj pushteti socialist. Protagonistët kryesorë janë ata që mua po më lënë familjen time pa bukë. Sot djali im ndodhet jashtë shtetit. Për çfarë? Edhe shkollën e ka kryer, edhe diplomën e ka marrë dhe prap nuk i sigurohet punë shteti. Çfarë është më e keqja edhe zyra e punës siç mora vesh në një lajm, nuk i lejohet të japi as edhe një lloj letre për njerëzit që janë të papunë dhe thotë "nuk i lejohet t'i jepet letër të papunëve".Ku do ushqehem, ku do ha? Mllefi është shumë i madh. Nuk e kam nxjerrë akoma mllefin me këtë qeverisje.Nuk kam pse të kem frikë sepse ne mendojmë se është një shtet demokratik, po bëhet 25 vite por në momentin që kanë hyrë këta në pushtet e humbën edhe këtë vlerë të demokracisë. Kam thënë Diktaturë (shpjegon foton)solle ti për këto dy vjet. Nënat tona janë duke qarë me të vërtetë sepse fëmijët e tyre i kanë ikur në Gjermani. Një thirrje shumë njerëzore."Një ditë pas protestës, policia vuri në pranga 5 persona për prishje të qetësisë dhe shkatërrim të pronës publike.