Spitali i Shkodrës në vështirësi, mungojnë mjekët specialistë
Spitali Rajonal i Shkodrës ka mungesë mjekësh specialistë, ndonëse ka një staf të konsiderueshëm punonjësish që mbulojnë të gjithë veriun. 80 mjekët nuk përballojnë dot ngarkesën në reanimacion, pediatri, okulistikë, ORL etj.Dhurata Uruçi: "Shërbimin e okulistikës e kemi vetëm më një mjek. Shërbimin e ORL-së, Otorinolaringologjisë, e kemi vetëm me dy mjekë.Shërbimin e reaminacionit që është shumë i nevojshëm e kemi me 3 mjekë.Shërbimin e pediatrisë kemi nëvojë ta plotësojmë me mjekë sidomos me mjekë reanimatorë pediatër."Specializianët e rinj kanë kërkuar zgjidhje të kontratës me Spitalin e Shkodrës, duke mos pranuar të punojnë në këtë institucion.Dhurata Uruçi: “Kemi disa specialistë sidomos okulisti, kardiologu,reanimatori që janë financuar nga Spitali i Shkodrës për specializime në qendrën spitalore dhe universitare në Tiranë dhe nuk i janë kthyer më Spitalit të Shkodrës. Madje ka pasur dhe nga ata që kanë ardhur për të kërkuar shkëputjen por në asnjë mënyrë nuk mund të bëjmë shkëputje pa iu nënshtruar ligjit që është për detyrimet ndaj spitalit që i ka çuar për kualifikim.”Më i madhi në veri të vendit dhe duke mbuluar nevojat e një numri të madh popullsie, spitali i Shkodrës numëron 450 shtretër me 800 punonjës.
/Oranews.tv/