Të dehur thyen xhamat e 23 mjeteve në parkim, 3 arrestohen , 3 në kërkim
3 të rinj janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e pazakontë në zonën e “Unazës së Re”, ku 23 makinave në parkim u ishin thyer xhamat gjatë natës.Policia thotë se “këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në gjendje të dehur, më datë 09.12.2015 rreth orës 02:30 në vendin e quajtur “Sokrat Miho” kanë dëmtuar me sende te forta,si dhe duke i goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara anës rrugës pranë njëra-tjetrës.Mes të arrestuarve është edhe një 20-vjeçar nga Kruja që ishte në “arrest shtëpie”.Policia ka bërë arrestimin e shtetasve:1- Bledar Hilaj, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale të ‘Vjedhjes” , i dyshuar për veprën penale të “Shkaterrimit të pronës “ në bashkëpunim.2- Sadik Krasniqi, 24 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim.3- Endri Gjonaj, 20 vjeç , lindur në Krujë dhe banues në Tiranë ,proceduar me parë për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt “ aktualisht me mase sigurie “Arrest shtepie “, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim si dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit.Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :• G. Rr, 28 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim.• A.M, 20 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim..• K. Z, 23 vjeç , lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim.[caption id="attachment_634071" align="alignnone" width="640"]
Makina e dëmtuar[/caption]
[caption id="attachment_634073" align="alignnone" width="640"]
Makina e dëmtuar[/caption][caption id="attachment_634074" align="alignnone" width="640"]
Makina e dëmtuar[/caption]