Ministrat e Ekonomisë: Zhvillim të qëndrueshëm në rajon duke nxitur konkurencën
Ministrat e Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor, konfirmuan sot në Budva, angazhimin për të vijuar bashkëpunimin rajonal bazuar në principet e përgjegjshëmërisë, pjesëmarrjes, solidaritetit dhe fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë ata synojnë të nxisin konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik në rajonin e Europës Juglindore.Në deklaratën e përbashkët të ministerialit të titulluar: "Zhvillimi qëndrueshëm në rajon duke nxitur konkurrencën", ministrat theksuan dëshirën për të "bërë më të mirën për të zbatur strategjinë e zhvillimit 2020"Për të arritur objektivat, Ministrat ranë dakord për përmirësimin e dialogut, dhe për shkëmbimin e informacionit lidhur me reformat ekonomike.Zhvillimi korridoreve ekonomike në Europën Juglindore, me anë të zonave të posaccme për biznesin, eleminimi i pengesave për sipërmarrjet dhe zhvillimi produkteve të përshkëta rajonale, ishin disa prej angazhimeve të marra në ministerialin e Budvës."Kriza e migrantëve, kriza e Eurozonës , ngjarjet në Ukrainë si dhe kriza në Lindjen e Mesme kanë ndikuar negativisht në rajon, - tha Ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Vladimir Kavaric, në fjalën e tij të hapjes.Për këto arsye vijimi reformave u konsiderua i një rëndësie të ve☼antë për të rivendosur besimin dhe për të zgjeruar besimin në rajon. z. Kavariç, nënvizoi rëndësinë e zbatimit rigoroz të strategjisë 2020 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) për Europën Juglindore.Gazmend Turdiu, zëvendës sekretar i përgjithshëm i KBR, tha se në kuadër të kësaj strategjie, për dy vitet e ardhshme merr përparësi ngritja e grupeve të punës për turizmin dhe bujqësinë, si një bazë për të nisur reformat në këto fusha dhe për të patur produkte të përbashkëta rajonale.Turdiu, gjithashtu theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të rajonit me Turqinë si një parterët kycc në investime në rajon së bashku me Italinë, Gjermaninë dhe SHBA-në.Konferenca e sotme e Ministrave të rajonit në Budva u zhvillua nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë së Malit të Zi që aktualisht bashkëkryeson komitetin e Investimeve dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.Serbia do të marrë bashkë kryesimin e SEEIC në Janar 2016.