Kërkohen 110 vite burg për 10 të pandehurit, 16 vite për Gate Mahmutaj
110 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për 10 të pandehurit e dosjes së Lazaratit të vitit 2014.Prokurorët Përparim Kuri dhe Anton Martini kërkuan 16 vite burg për Razip Gate Mahmutaj dhe 8 vite burg për djalin e tij Vandam Mahmutaj.Ndërkaq për pjestarët e tjerë të këtij grupi kriminal me pretencën e saj Prokuroria kërkoi dënimin me 17 vite burg për Arjan Bashën, 14 vite burg për Ramadan Bashën, 13 vite për Altea Haskën dhe 12 vite burg për Einglent Alikon.Për të pandehurit e tjerë prokuroria kërkoi : Matias Bocaj 11 vite burg, Klajdi Ekaremani 7 vite burg, Lorenc Bregu 7 vite burg dhe Drini Aliko 3 vite burg.10 të pandehurit akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, kundërshtim të punonjësit të Policisë të Rendit Publik si dhe pengmarrje në grupin e strukturuar elektoral.[caption id="attachment_634057" align="alignnone" width="957"]
Ne foto: Grupi kriminal i lazaratit ne Gjykate[/caption]/Oranews.tv/