Protesta para bashkisë, tregtarët ambulantë: Na gjeni vend tregtimi

Dhjetëra tregtarë ambulantë janë mbledhur para Bashkisë së Vlorës, në shenjë proteste ndaj largimit të tyre nga zona ku shisnin produktet ushqimore. Ambulantët kërkojnë tu gjendet një vend ku ata të mund të tregtojnë.Dhjetëra tregtarë ambulantë kanë protestuar para Bashkisë së Vlorës, kundër vendimit për largimin e tyre nga trotuarët ku shesin çdo ditë.Ata kërkojnë nga bashkia t’u gjejë një vend tregtimi, pasi janë të detyruar nga varfëria, të shesin në rrugë cdo ditëPavarësisht këmbënguljes së tregtarëve ambulantë, askush nga bashkia e Vlorës nuk i ka pritur apo t'u jepnin një përgjigje për zgjidhjen e kërkesave të tyre. /Oranews.tv/