PD distancohet nga dhuna, Basha: Protesta zgjimi i kurajos dhe lirisë

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është distancuar nga aktet e dhunës në protestën e 8 dhjetorit, duke shpejguar se organizatorët ndaluan zemërimin e qytetarëve dhe përshakallëzimin e situatës. Kryetari i opozitës i cilësoi  heronj protestuesit që shkatërruan bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që theksoi se protesta e djeshme ishte fillimi i mosbindjes civile deri në largimin e qeverisë.  Kryetari i Partisë Demokratie, Lulzim Basha, përshendeti protestuesit e 8 dhjetorit dhe  shprehu vendosmërinë për të vijuar protestat për largimin e qeverisë, si e vetmja zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike dhe sociale ku është zhytur vendi.Pas dënimit të akteve të dhunës nga kancelartitë diplomatike në vend, Basha tha se ishin përfaqësuesit e Partisë Demokratike  që  ndaluan zemëratën e qytetarëve.Basha: Është falë mirëorganizimit të Partisë Demokratike që edhe në ato raste për të cilat shpreh keqardhjen të përdorimit të gurëve që nuk ka qënë në asnjë moment pjesë e skenarit tonë, ndërhynë strukturat tona që dua ti falenderoj nga zemra për mbarëvatjen e protestës, dhe bënë që kjo protestë që sot mund të themi me gojën plotë; më e madhja zemëratë popullore e mbledhur ndonjëherë për shkak të kësaj keqqeverisje dy vjeçare. Prapë se prapë nuk u prek një fije floku e një oficeri apo punonjësi policie. E mbani mend këtë që pëlliste për dhunë, se si dje i gjakoste policët me kriminelët.Përsa i përket bunkerit,shpreh sot mirënjohjen më të thellë dhe përkulem me nderimin më të madh para heronjve që e kallën dje në flakë simbolin e diktaturës.Kryetari i opozitës tha se 8 dhjetori ishte nisja e  stinës së protestave të cilat do të ndalen vetëm me largimin e qeverisë.Basha: Ne do të vazhdojmë ti primë stinës së protestës. Ne do të vazhdojmë ti primë bashkimit të shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë bashkimin e sa më shumë shqiptarëve njësoj si para 25 viteshLulzim Basha dha përgjigje dhe për gjobën e Bashkisë së Tiranës për dëmtimet e qytetit nga protestuesit.Basha: Do t’í çojmë një kastravec 136 milimetra të gjatë.Kryedemokrati Basha tha se prania masive e qytetarëve në protestë  ishte zgjim i kurajës dhe vetëdijes qytetare për të gjetur zgjidhje politike për krizën që ka mbërthyer vendin.