Gjermania 2 mln euro Shqipërisë për sektorin energjetik
Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje financimi prej 2 milionë eurosh në sektorin e energjisë. Marrëveshja u firmos nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe ambasadori i Gjermanisë, Helmut Hoffman. Ky financim do të shkojë në mbështetje të punonjësve të OSHEE dhe për konsulencën e tyre.Gjiknuri: Nënshkruam marrëveshjen me Gjermaninë për një vlerë prej 2 mln euro që do të përdoren në sektorin e shpërndarjes së energjisë dhe rimbëkmebjen, për konsulencë dhe menaxhim që kompania ka aq shumë nevojë. Po zhvillojmë edhe masterplanin e OSHEE. KFV është një nga partnerët kryesore në sektorin energjitik dhe bashkëpunimi me Gjermaninë ka qenë shumë i mirë, aq më tepër tani që sektori energjitik po kthehet në një sektor solid.Hoffman: Qeveria shqiptare ka dëshmuar se po ndermerr reforma të mëdha përsa i përket energjetikës. Ju falenderoj shprehimisht dhe ju inkurajoj që të vazhdoni kështu.Kjo marrëveshje shënon sukseset e vazhdueshme të bashkëpunimit tonë në fushën e energjisë. Në pranverën e 2016 do të përfundojë linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kosovë. Në fillim të 2014 nisëm edhe ndërtimin në jug të linjës 110 kw që shpresojmë të jetë funksionale në janar. Qindra dhe mijëra shqiptarë do të furnizohen me energji elektrike dhe spitalet apo shkollat do të punojmë më me efektivitet. Suksesi i këtyre linjave ka për rëndësi vendimtare funksionimin e vazhdueshëm të tyre.Ky projekt duhet të garantojë që i gjithë sistemi i shpërndarjes të funksionojë. Do të realizohet kualifikimi i punonjësve të OSHEE për të marre vendime të duhura. Një objektiv tjetër është implementimi i sistemit të informacioneve. Këtë mbështetje financiare e realizuam mes bankës KFV dhe BB.