Terrorizmi, Stoltenberg: Asnjë vend nuk është i paprekshëm, Rama: Në rajon të mos ketë zona gri
Në vizitën e parë zyrtare ne Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg është pritur me ceremonial nga kryeministri Edi Rama.
Ajo çfarë e dalloi këtë ceremoni nga të ngjashmet, ishte markiza e Kryeministrisë, një vepër arti e Phillipe Parrenos, e cila pas dëmtimit në protestën e opozitës, në pritje të restaurimit nga autori, ishte veshur me plasmasKonferenca e përbashkët për shtyp që u zhvillua mesditën e 10 dhjetorit, nisi me lavdërimet për godinën e bukur të kryeministrisë, dhe u mbyll me lavdërimet për Ramën si një lidership me zë të fortë në çështje thelbësore për të gjithë Europë.Rama: Te angazhuar te kontribuojme me te gjitha mundësitë kundër ISIS
Pyetja: Zoti Kryeministër, zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s tha se mirëpritet rritja e rolit dhe kontributit të Shqipërisë në koalicionin anti ISIS. Konkretisht, a i është kërkuar Shqipërisë rritja e përfaqësimit në këtë koalicion me mjete ushtarake dhe trupa ushtarake, gjithashtu?
Kryeministri Rama: Përsa i përket pyetjes mund t’ju jap përgjigjen e thjeshtë dhe besoj edhe të zakonshmen për një qeveri dhe një Kryeministër të Shqipërisë; ne jemi plotësisht të angazhuar që të kontribuojmë me të gjitha mundësitë që ne disponojmë brenda kësaj Aleance në çdo mision ku kërkohet kontributi ynë.
Të vendosur të ruajmë stabilitetin në rajon Jens Stoltenberg: NATO është shumë e përqëndruar për të ruajtur dhe mbajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Jemi përqëndruar këtu për shumë vjet. Ju duhet të sillni ndërmend që operacioni ushtarak jashtë zonës së NATO-s ka qenë në Ballkan, - Bosnje Hercegovinë dhe më pas Kosovë-. Politika e dyerve të hapura është një factor kyç që kontribuon në stabilitetin dhe forcimin e tij në rajon. Prandaj Kroacia, Sllovenia janë tanimë anëtare të Aleancës dhe Shqipëria është anëtare. Besoj se diskutimi që zhvillova me kryeministrin sot përforcon rëndësinë e Shqipërisë si anëtare jo vetëm për sigurinë e Shqipërisë por për stabilitetin në rajon. Jemi të përqëndruar të bashkëpunojmë dhe punojmë të sigurojmë që ky të mbetet një rajon i qëndrueshëm dhe është në gjëndje të luftojë ISIS, ekstremizmin. Kjo është në interest ë rajonit por dhe të gjithë aleancës dhe sigurisë globale. Do të doja gjithashtu të lavdëroja dhe lidershipin e Tiranës, nga kryeministri në përballjen e këtyre sfidave siç janë të pranishme edhe në pjesën tjetër të Europës. Realisht do të doja të përshëndesja zërin e fortë dhe lidershipin e fortë me të cilin kryeministri ka treguar për këto çështje thelbësore për të gjithë Europën.Edi Rama: Ne jemi plotësisht të angazhuar të kontribuojmë me të gjitha mundësitë për të disponuar në çdo mission ku kërkohet kontributi ynëPyetje: A ka lidhje vizita e Stoltenberg me sulmet në Paris?Jens Stoltenberg: Vizita ime në Tiranë nuk është diçka që e kemi vendosur për shkak të sulmeve në Paris. Mendoj se ka rëndësi që të vizitoj Tiranën pasi ne vlerësojmë shumë kontributet e Shqipërisë, por sa i takon kërcënimeve terroriste, asnjë vënd nuk është i paprekshëm prandaj duhet të jemi vigjilentë. Na duhen mjete ushtarake, mirëpres faktin që shumë vende aleate të NATO-s po rrisin kontributin. Duhen ndihmuar vendet në rajon të rrisin kapacitetet tdhe të rrisin vetë kapacitetet kundër ekstremiziminEdi Rama: Shqipëria nuk është as më shumë dhe as më pak e rrezikuar se të gjithë vendet e tjeraJens Stoltenberg: Vlerësojmë rolin e ShqipërisëJens Stoltenberg: Lavdëroj Shqipërinë për angazhimin e fortë dhe kontributin që ju po ofroni në misionet e NATO-s. Ne e vlerësojmë shumë, por dhe atë që ju po bëni për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. Ju luani një rol kyç në rajon.Rama: Zgjerimi i NATO-s të vijojë me KosovënEdi Rama:Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i aleancës është zgjerimi i hapësirës së lirisë paqes dhe demokracisë Jemi mbështetës për vijimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit.Në këtë kontekst Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e afrimit dhe institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën. Bindja jonë është se në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht.Sa më shumë të konsolidohet aleanca e shtrirë gjeografikisht në hapësirë aq më të sigurtë jemi të gjithë dhe ato vende që për shkak të ndjeshmërisë bilateral kanë krijuar pengesa deri më sot. Nga ana tjetër sigurova Sekretarin e Përgjithshëm se Shqipëria është e përfshirë në zbatimin e angazhimeve të pranuara në Samitin e Wellsit por do të vijojë të jetë pjesë active e operacionit të NATO-s dhe çdo përpjekje ndërkombëtare për ruajtjen apo mbivendosjen e paqes.Shqiperia rrit buxhetin e mbrojtjes, merr vlerësimin e StoltenbergSa i takon zbatimit të angazhimeve që ka Shqipëria në kuadër të Samitit të Uellsit, qeveria ka ndërmarrë një rritje të buxhetit dhe për këtë mori dhe vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm i cili nënvizoi se na duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë.Edi Rama: Në zbatim të angazhimit të samitit edhe pse në kushte jo të lehta ekonomike financiare qeveria ka frenuar përfundimisht trendin e rënies së buxhetit të mbrojtjes madje ka siguruar një rritje të ndjeshme të buxhetit për 2016, dhe ka aplikuar një formulë ambicioze sa i takon shpenzimeve për moderinizimin e mbrojtjes. Ne jemi të bindur se në samitin e Varshavës do të shkojmë me një bilanc pozitiv si anëtar të rinj por serioz në përmbushjen e detyrimeve të përbashkëta.Stoltenberg: Është e rëndësishme të theksojmë se nuk është një konflikt mes Islamit dhe Perëndimit. Ky është konflikt mes ekstremizmit dhe shoqërive të hapura dhe ne duhet të çohemi të mbrojmë vlerat tona dhe të luftojmë ekstremizmin dhe terrorizmin së bashku. Shumë prej sfidave komplekse të cilat përballemi duhet të trajtohen përmes mjeteve politike, diplomatike por dhe ushtarake. Na duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë. E kuptoj sigurisht vështirësinë ekonomike që Shqipëria është përballur, ndaj vlerësoj edhe më shumë që keni vendosur të rrisni shpenzimet për mbrotjen në vitin 2016. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë drejtimStoltenberg: Shqipëria rol kyç në stabilitetin në rajon"Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer me fqinjët ju ofroni një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajon " Siguria jo sfidohet dhe NATO po i kundërpërgjigjet duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie. Kemi dyfishuar forcën e reagimit dhe kemi shtim të pranisë ushtarake në pjesën lindore të aleancës. Po ofrojmë më shumë mbështetje
Ora 10: 50 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton për herë të parë Tiranën.Në orën 10:50 Stoltenberg u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.Në axhendën e vizitave të tij, Stoltenberg do të takohet me Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm Ditmit Bushati.Vizita e tij vjen pas 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist.Pas takimit me kreun e qeverisë, Rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATOS do të dalin në një konferencë për shtyp. Pritet që në qendër të takimeve të jetë lufta ndaj shtetit islamik por edhe sfidat e NATO-s në Afganistan dhe Irak.https://www.youtube.com/watch?v=h-tjqi0bCsMAxhenda e takimeve Ora 10:45 Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Kryeministri Edi RamaNë orën 11:10-11:40 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneveNë orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të japin një konferencë të përbashkët për shtypOra 12.00 Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në MPJ Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Sh. T. Z. Jens Stoltenberg.Ne oren 16:00 Bujar Nishani do te prese ne nje takim (ne Presidence) Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jens Stoltenberg
