Vlahutin: Korrupsioni, transaksion që shitet dhe blihet

Në ditën kundër korrupsionit amabasadorja e BE ka shpjeguar thelbin e korrupsionit dhe mënyrat për ta luftuar atë. Ambasadorja Romana Vlahutin e ka konsideruar korrupsionin si një transaksion që blihet dhe shitet. Media dhe Shoqëria Civile tha Vlahutin, luajnë një rol në luftën kundër korrupsionit.Vlahutin: Në fund të fundit korrupsioni është një trensaksion, njëra pala që i kërkon paratë dhe tjetra që i jep. Në rast se njerzëit do të kenë frikë atëherë korrupsioni do të dominojë. Nëse njerëzit do pranojë që korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimit e duhur do të jetë e vështirë të shërohet sistemi. Unë mendoj se media dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishmë në luftën kundër korrupsionit. Na nevojiten institucione funksionale dhe një gjyqësor funksional. Por na duhet edhe një klasë politike e përgjegjshme ndaj atyre që u ka dhënë votën. Sepse këta persona janë zgjedhur për të shërbyer, po ashtu duhet të kemi qytetarë të informuar. Na duhet që të lëvizim dhe ecim përapara në këtë luftë.Vlahutin tha se BE do të investojë 10 milionë euro  për të ndihmuar Shqipërinë që të vërë në zbatim planin e veprimit për të luftuar korrupsionin.Vlahutin: Ajo që është më e rëndësisme është që të rrisim mbështetjen tonë. BE ka planifikuar që të investojë 10 mln euro për ta ndihmuar Shqipërinë për të vnënë në zbatim planin strategjik dhe planin e veprimit. Fusha të ndryshme që janë shqetësim përsa i përket Shqipërisë janë financimi i partive politike, por në mënyrë de facto edhe mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë.