Shqiptari vret me thikë bashkëshorten 31-vjeçare në sy të dy fëmijëve
Shqiptari Gijn Preducai 42 vjec ka therrur me thikë në fyt bashkëshorten e tij Mariana 31 vjec. Ngjarja ka ndodhur në ora 2.30 të natës së shkuar në komunën Gallarate në provincën e Vareses në Itali.Shqiptari e ka goditur bashkëshorten disa herë me thikë deri në vdekje para dy fëmijve të tyre të mitur të moshës 3 e 11 vjec. Më pas Gijn Preducai i ka telefonuar të motrës duke i treguar gjithcka ka ndodhur.Pas krimit shqiptari Gijn Preducai ka kërkuar ndihmën mjekësore në qëndrën mjekësore të komunës ku jetonte."E kam vrarë unë", ka thënë ai sapo urgjenca spitalore ka mbërritur në vendgjarje.Policia e komunës së Gallarates ka konfirmuar se 31 vjecarja shqiptare ka ndërruar jetë në basnesën e saj pas një plage të thellë thike të marrë në fyt nga bashkëshorti i saj Gijn Preducai.Autori i krimit është i moshës 42 vjec e punon si punëtor ndërtimi në Itali. Hetimet e para të policisë italaine vërtetojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta nisur nga një grindje familjare e përfunduar në mënyrë tragjike.[caption id="attachment_634359" align="alignnone" width="640"]
Ne foto autori i vrasjes me bashkeshorten e tij dhe shtepia e ciftit[/caption]
