Sejko: Vëmendje për investimet, kujdes me shpenzimet dhe nivelin e borxhit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka kërkuar më shumë kujdes në projektimin e buxhetit duke tërhequr vëmendjen për zërin e shpenzimeve të institucioneve. Titullari i lartë i bankës qëndrore kërkoi më shumë kujdes nga qeveria për këtë çështje, duke insistuar se prioritet duhet të kenë investimet. Ndryshe nga qeveria Guvernatori e sheh me shqetësim edhe nivelin e lartë të borxhit publik, pavarësisht rishikimit me ulje. Banka e Shqipërisë kërkoi që buxheti për vitin e ardhshëm të jetë më realist dhe të shmangë shpenzimet korente të institucioneve ku përfshihen ato për mobilime dhe blerje pajisjesh apo studime dhe projekte trajnuese.Sejko: Për më tepër në stadin ku ndodhet vendi shpenzimet kapitale janë të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës dhe në zhbllokimin e faktorëve frenues të rritjes.Banka e Shqipërisë gjithashtu sugjeron dhe rritjen e përpjekjeve që edhe brenda kufizimeve që paraqet angazhimi për konsolidim fiskal kjo tendencë të korrektohet gjatë viteve të ardhshme.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë cilësoi si problem edhe nivelin e borxhit publik, pavarësisht parashikimit për ulje të tij nga qeveria.Sejko: Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen në faktin se ky nivel borxhi mbetet i lartë dhe vazhdon të përbëjë një pengesë në zhvillimin e vendit. Reduktimi i qëndrueshëm i tij do të kërkojë ruajtjen në mënyrë konseguente të krahut konsolidues të politikës fiskale edhe për vitet në vazhdim.Ndërkohë që  deputeti demokrat, Ridvan Bode, ka pyetur Guvernatorin për rrezikun që mund të sjellë mosrealizimi i të ardhurave.Bode:Shqetësimi im i parë ka të bëjë me rrisqet fiskale që mbart viti 2016 dhe skenarët tuaj për të kompensuar këto rrisqe fiskale.Sejko: Parametrat dhe elementët janë rakorduar midis Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Deputeti, Anastas Angjeli, kërkoi sqarime nga Guvernatori përse banka dhe qeveria kane shifra të ndryshme  për rritjen  ekonomike.Angjeli: Për një rritje 3.4 të ekonomisë dhe mbi bazën e të cilës kemi llogaritur të gjithë treguesit. Në këtë drejtim duhet të jemi të gjithë shumë të kujdesshëm.Sejko: Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur, normalisht ka opinionin e saj mbi rritjen ekonomike që jo domosdoshmërisht mund të jetë në përputhje me parashikimin e qeverisë shqiptare.Për të stimuluar kreditimin në vend Guvernatori, Gent Sejko, bëri me dije se së shpejti do të aplikohet një formulë e re e cila do të ndikojë në uljen e interesit të kredive, por nuk dha asnjë detaj.