Kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn përmend Enver Hoxhën gjatë festës së Krishtlindjeve

Kreu i Partisë Laburise në Angli, Jeremy Corbyn, e cilësoi diktatorin shqiptar Enver Hoxha si një lider të fortë, gjatë një feste para Krishtlindjeve të partisë së tyre.Corbyn habiti të ftuarit në stafin e Partisë duke përmendur Enver Hoxhën, diktatorin shqiptar që shërbeu si lider i Partisë së Punës dhe komandant i Forcave të Armatosura nga viti 1944 deri në vdekje.Duke e cilësuar Enver Hoxhën si “udhëheqës të fortë”, Corbyn përmendi dhe një nga shprehjet e tij duke thënë “ky vit do të jetë më i vështirë se ai që kaloi”.Shumica ngelën të shtangur me citimin e kreut të Partisë Laburiste, por kishte edhe nga ata që e mbrojtën Corbyn, duke thënë se “ai po përpiqej të fliste në një dhomë me njerëz të cilët nuk do ta pëlqenin dhe do t’i besonin kurrë atij”.