Shkatërruan 23 makina në një ditë, arrestohen autoret e dyshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2015, 12:06
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona si autorë të dyshuar të dëmtimit të 23 automjeteve në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.Sipas policisë këta persona kanë dëmtuar ditën e sotme, 9 dhjetor, 23 automjete të parkuara, duke i thyer xhamat.Pas një pune intensive Policia bëri të mundur identifikim e autorëve të dyshuar si edhe shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme në mjediset e Komisariatit nr.6.