Homazhe në nder të Imzot Rrok Mirditës, Nishani: Përulemi para këtij prelati
Në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet janë zhvilluar homazhet në nder të Imzot Rrok Mirditës, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një hemoragjie cerebralePresidenti i Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, diplomat të huaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë nderuan për herë të fundit kreun e kishës katolike.Nishani: Ndajmë dhimbjen e thellë por edhe respektin e madh dhe përuljen ndaj këtij prelati të lartë i cili me përkushtimin e mahnitshëm në shërbimin e jashtëzakonshmë që i bëri vlerave të krishtërimit, pro edhe me shëmbullin e që ofroi në ndërtimin dhe udhëheqjen e bashkësisë krishtere.Mbi bazën e shpirtit të madh që e karakterizonte nuk i shërbeu vetëm vlerave të katolicizmit, por respektoi edhe bashkëjetesën fetare. Sot ne të gjithë lutemi Imzot Mirditës, dritë i pastë shpirti në paqe dhe parajesë.Sali Berisha: Kisha Katolike humbi sot princin e saj shqiptar, kurse kombi një nga burat e shquar.Brucaj: Ka qenë përfaqësues i një brezi të rrallë të cilët kanë ditur ta kuptojnë dhe lexojnë ashtu sic duhet fenë dhe të na japi një shembull konkret për tu ndjekur nga brezat që do vijnë.Imzot Rrok Mirdita do të përcillet ditën e enjte me një cermeoni zyrtare dhe më pas trupi i tij do të pushojë në Kriptën e Katedrales Shen Pali në vendin e caktuar për varrimin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike.Imzot Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit më 28 shtator 1939.U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic.Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës - Tiranë..



https://www.youtube.com/watch?v=pQiemSElZ1k