Shkeli lejen e dhënë nga burgu i Peqinit, kapet i arratisuri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2015, 10:10
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, policia ka arrestuar një 25 vjeçar në qytetin e Elbasanit ditën e djeshme (8 nëntor)Shtetasi Florind Leci, banues në fshatin Sericë është ndaluar nga efektivat e policisë pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Peqinit.Sipas policisë ai duhet të kthehej me datë 3 dhjetor 2014. Si pasojë, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.Leci vuante dënimin prej 8 vitesh burg i akuzuar për vjedhje me armë, dhe i kishin mbetur edhe 3 vjet e 4 muaj.