Protesta në Indi, përdhunohet një 5-vjeçare

Një vajzë 5-vjeçare është duke luftuar me vdekjen, pasi është rrëmbyer dhe përdhunuar nga një fqinj në kryeqytetin indian të Delhit.Vajza u mor peng ditën e Hënë dhe u sulmua seksualisht në një dhomë të mbyllur për më shumë se 48 orë, ka bërë të ditur policia.Raportimet thonë se ajo u shpëtua nga një kalimtar i rastit, i cili e dëgjoi teksa qante gjatë ditës së Mërkurë, megjithatë në lidhje me këtë ngjarje deri tani nuk është arrestuar asnjë person.Vajza 5-vjeçare është dërguar në një spital të qytetit në gjendje të rëndë për jetën. “Vajza ishte e traumatizuar kur u soll këtu. Ka dëmtime në buzë, në nofulla dhe në gjoks. Dëmtime ka edhe në qafë gjithashtu”, tha Bansal, shef i spitalit Sëami Dayanand për mediat vendase.Zëdhënësi i policisë së Delhit, Rajan Bhagat, tha për agjencinë e lajmeve AFP se policia ka nisur hetimin për rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës, të cilën janë “përpjekur edhe ta vrasin”.Menjëherë kanë nisur protesta jashtë spitalit ku është duke u trajtuar vajza e mitur.Një rast i ngjashëm që ndodhi në Dhjetor, kur një studente u përdhunua nga një bandë në një autobus, nxiti protesta të dhunshme në të gjithë Indinë.Në një ngjarje të veçuar, policia në Delhi tha se janë duke kërkuar për një grup individësh, të cilët akuzohen për përdhunimin në grup ndaj një tjetër 19-vjeçareje, gjatë natës së të Mërkurës.Raportimet thonë se gruaja, e cila punon si një ndihmëse familjare, iu ofrua transporti me makinë nga grupi i meshkujve e më pas u përdhunua.