Boston, publikohen emrat e autorëve

Ndërsa operacioni policor po vazhdon, në Boston policia ka bërë publike emrat e dy pesonave të dyshuar për sulmet në Maratonën e të Hënës.Një person prej dy të dyshuarve për sulmet është vrarë nga forcat e policisë dhe quhej Tamerlan Tsarnaev, ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar Bostonin për të arrestuar dhe të dyshurin e dytë 19 vjeçarin, vëllain e viktimës, Dzhokhar TSarnaev.I vrari Tamerlan TSarnaev, ishte njëri prej dy të dyshuarve në sulmin e të Hënës në maratonën e Bostonit, lajmëroi të Premten në mëngjes, sipas orës lokale, shefi i policisë së Bostonit Edëard Davis, i cili tha se i dyshuari i dytë, quhet Dzhokhar Tsarnaev nga Çeçenia është "i armatosur dhe person i rrezikshëm."Për këtë arsye u vendos që të mbylleshin të gjitha mënyrat e transportit në zonën më të madhe në gjirin e Bostonit, për lehtësimin e identifikimit të aksionit të madh të policsë dhe të arrestimit. Në zonën  e Ëatertoën-it, ku u dentifikua  fillimisht i dyshuari është ndaluar  dhe trafiku i automjeteve. Guvernatori i Massachusetts ka kërkuar në mesditën e së Premtes nga  "të gjithë banorët në Boston", të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ndërsa më pas është vendosur  për të ndaluar dhe qarkullimin e taksive.Gjithashtu është  njoftuar tashmë se të Premten janë anulluar mësimet në Kolegjin e Harvardit, Emerson dhe në MIT, nga ku nisi dhe gjatë natës kërkimi i autorëve.FBI ka bërë publike gjatë së Enjtes fotot dhe videon e dy personave të dyshuar mbi ngjarjen e ndodhur në Maratonën e Bostonit, duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tyre.Të dy  autorët janë fotografuar duke ecur së bashku, pranë vijës së finish-it të maratonës, përpara shpërthimeve që vranë 3 persona dhe plagosën rreth 180 të tjerë. Një prej dy personave të dyshuar është parë të lëshojë një çantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë.