Masakra në maratonën e Bostonit, vritet një nga të dyshuarit
Mediat amerikane raportojnë se pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë ka mbetur i vrarë një nga të dyshuarit për masakrën e Bostonit, ndërkohë që tjetri është arratisur.Sipas Daily Mail mësohet se terroristi, i etiketuar si i dyshuari 1 ka vdekur në spital, ndërkohë që një polic mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në kampusin e të famshmit universitet MIT.Ndërkohë policia ka paralajmëruar se i dyshuari i dytë është i armatosur dhe i rrezikshëm.Vetëm pak kohë para këtyre zhvillimeve policia dhe FBI bënë publike fotot e të dyshuarve, duke zbardhur imazhet e tyre gjatë maratonës së Bostonit dhe tragjedisë së ndodhur atje nga shpërthimet. Ata ishin me çanta shpine dhe e lanë skenën e krimit pasi më parë kishin vrojtuar mirë se çfare kishin shkaktuar.