Prodi kandidat për president në Itali, pritet sot votimi

Italia do të provojë edhe sot  të zgjedhë presidentin e ri të Republikës.  Dhe pikërisht pas emrit të Franko Marinit ai që flitet prej ditësh se do të bëjë bashkë forcat politike në vend, tani një tjetër emër ai i ish kryeministrit Romano Prodi është hedhur si alternative.Lideri itë majtëve Pier Luixhi Bersani ka qënë ai që ka propozuar emrin e Prodit si zëvendësues të Gjorgjo Napolitanos, por ende nuk dihet nëse do të marrë mbështetjen e partisë së Silvio Berluskonit .Në total janë 1.007 ata që do të zgjedhin presidentin e 12 të vendit. 630 deputetë, 319 senatorë, dhe 58 delegatë rajonalë. Në tre votimet e para do të jetë i nevojshëm niveli i dy të tretave, ndërsa në votimin e katërt do të mjaftojë mazhoranca absolute. Do të jetë pikërisht detyra e pasardhësit të Napolitanos që të zgjidhë dhe ngërçin politik në vend.Ndërkohë kryebashkiaku i Firences ka bërë një deklaratë optimiste sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri."Objektivi ynë nuk ishte të mposhtnim kandidaturën e Marinit, por t'i jepnim Italisë një president, i cili do të zgjasë deri në vitin 2020. Jemi në pritje, për të parë nëse do t'ia dalim mbanë" tha  Matteo Renzi.