Shpërthimi në Teksas, kërkime nën rrënoja

Shërbimet e emergjencës në SHBA janë duke kërkuar për të mbijetuar në rënojat e fabrikës së prodhimit të plehrave kimike në Teksas, pas shpërthimit të djeshëm si pasojë e të cilit humbën jetën disa persona dhe u plagosën qindra të tjerë.Më shumë se 160 persona mbetën të plagosur dhe dhjetëra ndërtesa u shkatërruan në qytezën e Uestit, pranë Uakos.3-4 zjarrëfikës vullnetarë figurojnë midis të humburve pas shpërthimit, i cili prodhoi lëkundje të barazvlefshme me ato të shkaktuara ngë një tërmet i vogël.Besohet se në zanafillën e tragjedisë ishte amoniku, një lëndë kimike e përdorur gjerësisht në plehrat kimike dhe me veti të larta shpërthyese.Për momentin, nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një incident industrial apo ndonjë arsye tjetër, por autoritetet po e trajtojnë vendin e ngjarjes si skenë krimi, teksa paralajmërojnë se bilanci njerëzor i tragjedisë mund të përkeqësohet në orët e ardhshme.