Të shtëna armësh në një universitet në Boston, vritet një polic
Pas shpërthimit të fuqishëm në maratonë ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën mbi 170 të tjerë një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Boston të SHBA-së.Një polic është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në kampusin e Institutit të Teknologjisë në Kejmbrixh të Bostonit.Mediat amerikane bëjnë të ditur se dy persona janë ndaluar, ndërsa drejtuesit e universitetit kanë lajmëruar studentët nëpërmjet e maili-it për ngjarjen e rëndë.Ndërkohë autoritetet kanë dhënë alarmin se personat që qëlluan mbi policin mund të jenë akoma në mes e studentëve që ndodhen në shkollë.Policia e qytezës universitare thotë se polici u qëllua disa herë, pasi kishte shkuar për inspektim pas njoftimeve për trazira në mjediset universitare. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.Një zonë e gjerë e territorit të universitetit është rrethuar nga kordoni policor dhe forcat e sigurisë po kontrollojnë zonën për të kapur të dyshuarin.Qyteza Kejmbrixh ndahet nga lumi Çarls nga Bostoni, ku të hënën dy shpërthime vdekjeprurëse tronditën qytetin gjatë Maratonës së famshme të Bostonit.