Irak, shpërthim në kafene, 27 të vdekur

Një bombë ka shpërthyer gjatë natës së të enjtes në një dyqan kafeje të populluar në perëndim të Baghdad-it, duke vrarë të paktën 27 persona dhe plagosur 51 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarë të policisë.Bomba ishte fshehur në një çantë plastike dhe më pas ishte futur në dyqanin e kafesë, në al-Amriya, në periferinë e kryeqytetit irakian, ku më pas shpërtheu rreth orës 22:00 me orën lokale, sipas policisë.Sipas policisë pajisja mbante rreth 2 kg lëndë eksplozive të fuqishme. Shpërthimi përfshiu ndërtesën me 3 kate, ku ndodhej gjithashtu një dyqan akulloreje në katin e parë dhe zyra mjekësore në të dytin. Dyqani i kafesë ndodhej në katin e tretë.Pjesa më e madhe e të plagosurve ishin të rinj meshkuj, ndërsa 4 fëmijë janë identifikuar mes të vdekurve, sipas policisë.Periferia në fjalë e Baghdad-it banohet kryesisht nga muslimanë sunitë dhe rrethohet nga mure, me përjashtim të një pike kontrolli ku ndodhen ushtarë irakianë.Dhuna vijon furinë e sulmeve gjatë periudhës parazgjedhore, teksa zgjedhjet provinciale priten të mbahen të shtunën.