FBI publikon fotot dhe videon e të dyshuarve

FBI ka publikuar foto dhe video të dy të dyshuarve në lidhje me shpërthimet në Boston nga të cilat gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën më shumë se 170 të tjerë.FBI-ja ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar dy persona që kërkohen në lidhje me shpërthimet e Bostonit.Një prej dy personave të dyshuar është parë të lëshojë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, “vetëm pak minuta” para shpërthimit, tha agjenti special Rick DesLauriers, kreu i zyrës së FBI-së në Boston.“Dikush në këtë vend i njeh këta individë, ndoshta si shokë, fqinj, bashkëpunëtorë apo anëtarët e familjes së të dyshuarve”, tha DesLauriers. “Edhe pse mund të jetë e vështirë, kombi ynë kërkon mbështetjen e atyre që zotërojnë informacione, për të na i dhënë neve”.Por, ai paralajmëroi se të dyshuarit duhet të konsiderohen si individë të armatosur dhe “ekstremisht të rrezikshëm”. “Askush nuk duhet t’u afrohet atyre. Askush nuk duhet të përpiqet t’i kapë ata, me përjashtim të zbatuesve të ligjit”, tha ai.Njoftimi vjen në fund të një dite, gjatë së cilës presidenti Barack Obama solli një përzierje ndjenjash sigurie, inkurajimi dhe sfide në shërbimin përkujtimor ndërfetar në Katedralen e Kryqit të Shenjtë të qytetit.Kushdo që i vendosi bombat, “zgjodhi qytetin e gabuar” për të sulmuar, tha ai.“Secili nga ne qëndron në krahun tuaj”, tha Obama përpara turmës. “Boston mund të jetë vendlindja juaj, por edhe ne e pretendojmë dicka të tillë. Për miliona prej nesh, ajo që ndodhi të hënën është dicka personale”.Duke iu adresuar autorëve ende të panjohur, Obama shtoi: “Po, ne do t’iu gjejmë. Po, ju do të përballeni me drejtësinë. Ne do të bëjmë që ju të mbani përgjegjësi”.Ai hodhi më pas vështrimin drejt garës së vitit të ardhshëm, duke parashikuar se “bota do të rikthehet në këtë qytet të madh amerikan, për të vrapuar edhe më fuqishëm dhe për t’u mbushur akoma me më shumë gëzim për Maratonën e 118-të të Bostonit. Bëhuni pjesë e saj”.