Nishani: Strategji kombëtare për ndryshimet klimatike

“Përfitoj nga rasti të shpreh edhe njëherë solidaritetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve për parizienët, popullin francez dhe Francën, pas akteve barbare terroriste të 13 nëntorit, duke uruar kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate”Kështu e ka nisur fjalimin e tij në konferencën për klimën, Presidenti i Republikës Bujar Nishani në konferencën për klimën në Paris, duke shprehur  solidaritetin e Shqipërisë për popullin francez, pas sulmeve barbare të 13 nëntorit që përgjakën kryeqytetin e Francës.Kreu i shtetit siguroi gjithashtu se Shqipëria do të jetë krah vendeve të botës në luftën ndaj ndryshimeve klimatike, në sfidën e  çlirimit të gazit serrë."Në interesin më të mirë të arritjes së një Marrëveshje globale, Shqipëria si Vend Kandidat në Bashkimin Evropian, do të bëjë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuar në INDC për një Zhvillim të Qëndrueshëm. Gjithashtu, institucionet shqiptare, në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, po punojnë për përgatitjen e strategjisë kombëtare për ndryshimet klimatike, planin kombëtar të përshtatjes dhe legjislacionin përkatës në këtë fushë", thuhet në fjalën e NishanitTakimi i liderëve botërore në kuadër të Konferencës se OKB-së mbi ndryshimet Klimatike, do të ketë në fokus në të cilën të gjitha vendet do të marrin përsipër detyrimin që të reduktojnë emetimet e gazrave me efektin serë.