Kompania kineze 1.72 mld euro për autostradën Shqipëri-Mali i Zi

“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.Njoftimi u bë me dije nga vetë kompania ditën e enjte në një konferencë për shtyp.“Ndërtimi i kësaj lidhje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018.Firma planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt. Financimi duhet ende të finalizohet” deklaroi presidenti Yan Jiehe në Pekin.Në prill të këtij viti, Yan Jiehe, President i “China Pacific Construction Group” u prit në një takim nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ku u disktua shqyrtimi i mundësive për investime në sektorë të infrastrukturës.unnamed