Pasojat e përmbytjeve, rriten me 7 % sigurimet për katastrofat natyrore
Përmbytjet masive dhe të herëpashershme kanë sjellë një shkallë më të lartë ndërgjegjësimi tek qytetarët dhe në dhjetë muajt e parë të vitit numri i sigurimeve për katastrofat natyrore janë rritur me 7% që nxit qytetarët për të mbrojtur shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi një raport ku vihet re se ka ardhur në ulje me 8.66% sigurimi i jetës krahasuar me një vit më parë. Rriten me rreth 7% kontratat e sigurimit për katastrofat natyrore.Përmbytjet e viteve te fundit duket se kanë ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë që të marin masa për të mbrojtur banesat dhe bizneset.Vetëm gjatë muajit tetor në jug u përmbytën rreth 500 familje dhe 692 biznese .Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar raportin për periudhën janar-tetor ku konstatohet se në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, , vihet re një rritje me 6.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - tetor 2014.Ajo që është konstatuar në Shqipëri është fakti se numrin më të madh të kontratave të sigurimeve e përbëjnë ato të detyrueshmet.Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 6.86%.Në raportin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare vihet re se gjatë 10 mujorit të këtij viti primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - tetor 2015 u ulën me 8.66% në krahasim me periudhën janar - tetor të vitit të kaluar.Shpesh qytetarët kanë ngritur si shqetësim edhe faktin se kompanitë e sigurimeve shpesh herë vonojnë në shlyerjen e demit, një fakt ky që pasqyrohet edhe në të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare sipas të cilës gjatë periudhës janar - tetor 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,644 milionë lekë, ose 19.64% më shumë se në periudhën janar - tetor 2014.Rritja e taksës për primet e sigurimit nga 3% në 10% në paketën e re fiskale pritet që të ndikojë edhe në çmimin me të cilat do ti marrin qytetarët keto shërbime pavarësisht argumetave të qeverisë se kjo nismë është stimuli që kompanitë të ulin çmimet./Oranews.tv/