Vit i mbarë për mandarinën e Konispolit, synohet tregu serb dhe bjellorus
Çelja e sezonit të vjeljes së mandarinave dhe portokalleve në Xarrë, zonë e njohur për prodhimin e agrumeve, në bashkinë e Konispolit, ka sjellë punësimin sezonal të qindra punëtorëve.Të ardhur dhe nga rrethe ata janë angazhuar për të grumbulluar prodhimin e mbarë të këtij viti.“Kemi ardhur nga Berati. Punojmë burrë e grua” thotë një punëtore.Një nga fermerët më të vjetër të zonës ish kryekomunari i Xarrës Dhimitër Kote thotë se shteti duhet të shohë me më shumë seriozitet subvencionet për fermerët.Dhimitër Kote: “Prodhimi që pritet këtë vit do të jetë rreth 12- 13 mijë ton mandarina. Është një vit I mbarë. Kemi lidhur marrëdhënie shumë të mira me tregun e Kosovës dhe në tregun e brendshëm. Jemi në negociata për të çuar product në Serbi dhe Bjellorusi.Këtë sezon, sasia e prodhimit të mandarinave në Xarrë pritet të jetë disa herë më i lartë se e vitit të kaluar.[caption id="attachment_627396" align="alignnone" width="640"]
Çelja e sezonit të vjeljes së mandarinave dhe portokalleve në Xarrë[/caption][caption id="attachment_627397" align="alignnone" width="640"]
Çelja e sezonit të vjeljes së mandarinave dhe portokalleve në Xarrë[/caption][caption id="attachment_627398" align="alignnone" width="640"]
Çelja e sezonit të vjeljes së mandarinave dhe portokalleve në Xarrë[/caption]/Oranews.tv/