Alarmohet QKU, gjenden 2 granata dore dhe fishekë në tavanin e Klinikës së Syve
Klinika e Syve në QKUK e Prishtinës u vu sot në alarm nga dyshimet për vendosjen e një bombe. Sinjalizimin për policinë e dha vetë stafi mjekësor i spitalit rreth orës 10:30 të paradites.Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform situatës duke siguruar dhe evakuuar me shpejtësi pjesërisht personelin e klinikës, si dhe duke tamponuar zonën e rrezikut në mënyrë që të parandaloj ndonjë shpërthim eventual dhe të shmangë pasojat.Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka nxjerrë njësinë e specializuar për menaxhimin e materieve shpërthyese, ku është konstatuar se në tavanin e njërës prej zyrave të klinikës në fjalë janë gjetur; pesëmbëdhjetë copë fishek, si dhe dy granata dore, të cilat në mënyrë të kontrolluar janë tërhequr nga njësia në fjalë.Pas kryerjes së veprimeve policore në vendngjarje, klinika i është kthyer normalitetit.Aktualisht policia ka filluar një hetim me qëllim të hetimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
VIDEO EKSKLUZIVE: Ja bomba e gjetur në QKUKLexo në: http://bit.ly/1l1QH1MPosted by Telegrafi.com on 2015-11-30