Policia e Kosovës blindon Kuvendin brenda dhe jashtë, në ndihmë dhe KFOR
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2015, 10:30
Forca të shumta të policisë janë vendosur brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës para mbledhjes së Kryesisë dhe seancës plenare që do të mbahet në 11:00.Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se mbajtja e takimit të sotëm të Kryesisë ishte mbajtur me kërkesë të nënkryetarit Xhavit Haliti.Ndërsa, Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
