Dekriminalizimi, sa institucione prek ligji dhe çfarë ndodh pas vetëdeklarimit
Ligji konsensual i dekriminalizimit pritet të prekë thuajse të gjitha nivelet drejtuese të institucioneve shqiptare, me nivel të lartë, të mesëm dhe të ulet duke zbritur deri në nivel ekspertësh. Instrumenti kryesor i ligjit është vetëdeklarimi.Duhet të plotësojnë e të nënshkruajnë një formular vetëdeklarimi punonjesit:Në organe kushtetuese apo të krijuara me ligjNë postin e zëvendësministrit apo të njëvlerëshëm me tëNë postin e prefektitFunksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetuese apo të krijuar me ligjNë Shërbimin Informativ ShtetërorNë shërbimin civilNë çdo nivel drejtimi të policisë së shtetitUshtarakë të forcave të armatosuraC’do post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti.Dorëzimi-Këto formularë, që përbejnë istrumentin thelbësorë të ligjit, dorëzohen dhe administrohet, sipas rastit-Pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të zgjedhurit dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë apo në organet e qeverisjes vendore-Pranë Kryetarit të Kuvendit për kandidatët për funksione në organet kushtetuese apo të krijuara me ligj dhe që zgjidhen nga Kuvendi-Pranë Prefektit të qarkut përkatës për personat që emërohen në funksione publike me votim nga këshilli bashkiak nën juridiksionin e prefektit apo nga këshilli i qarkut përkatës-Pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti dhe nuk kanë paraqitur vetëdeklarim-Pranë titullarit apo organit që bën emërimin për funksionarin publik.-Pranë drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror apo drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit-Pranë Departamentit të Administratës Publike-Pranë Ministrit të MbrojtjesPor ka një pyetje krejt të natyrshme, cfare ndodhd pas vetë deklarimit. Vetdeklarimet nuk verifikohen deri ne momentin kur ndaj nje punesonjesi apo zyrtari te larte nuk iniciohet nje proces i tille nga organet e percaktuara ne ligj.Ligji ngarkon 1/10 e deputetëve, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për verifikimi e të dhënave të deklaruara për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë apo një anëtar të Këshillit të Ministrave, përfshirë Kryeministrin , gjithashtu dhe për një të zgjedhur në organet e bashkisë apo të qarkut si dhe për anëtarin apo drejtuesin e një organi kushtetues apo të krijuar me ligj.Verefikimi i Formularit të vetëdeklarimit , për ministrin, zëvendësministrin apo funksione të njëvlershme me të, prefektin dhe çdo drejtues institucioni në varësi të Kryeministrit apo Ministri si dhe për drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, kërkohet nga Kryeministri, çdo deputet apo Prokurori i Përgjithshëm.Ndërsa verefikimi i drejtusit dhe pjestarët e shërbimit civil të çdo niveli në adminitratën publike në nivel qëndror ose vendor, kërkohet nga Ministri i linjës, çdo deputet ose një prokuror.Gjithashtu ligji mandaton dhe 500 shtetas më të drejtë votë për të iniciuar verefikimin e c’do zyrtari shtetërore.Organi kompetent, është i detyruar që t’i kërkojë brenda 5 ditëve Prokurorisë së Përgjithëshme verifikimin e të dhënave sipas këtij ligji./Oranews.tv/