Basha: Të rinjtë forca e ndryshimit, shqiptarët meritojnë një qeverisje tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 8 dhjetorit, duke e konsideruar atë si ditën e ndalimit të qeverisë Rama. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, e bëri këtë thirrje nga Elbasani, ku mori pjesë në Konventën e 16-të Zgjedhore të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.Basha: “Të rinjtë votojnë të rinjtë vendosin. Rinia është zemra e PD, nuk iu duam vetëm që të shtojme numra, por që të merrni stafetën në PD. Ju keni kurajon dhe forcën për të shembur të vjetrën. Situata e rëndë ekonomike i ka rrënjët tek vesi, te mashtrimi që nga 300 mijë vendet e reja të punës tek shëndetësia falas apo aksesi në Universitete. 8 dhjetori po vjen përsëri. Ju e keni në dorë, ne e kemi në dorë. Ta marrim këtë energji të të rinjëve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Ramës dhe ti themi ne e kemi në dorë tani dhe ne do të vendosim”.Basha i kujtoi qeverisë premtimet e pambajtura, ndërsa akuzoi për shpërdorim të fondeve publike.Basha: “73 mijë kryefamiljarë humbën vendet e punës në muajt shtator-tetor si pasojë e arbitraritetit, arrogancës, kërbaçit në të ashtequajturin aksioin të informalitetit. Në këtë 25 vjetor shqiptarët meritojnë një qeverisje tjetër, shanse për punë dhe barazi para ligjit. Këta kanë abuzuar 777 milion euro në një vit, këta që kanë vjedhur nga tatimet dhe doganat 250 mln dollarë. Edi Rama me 40 hajdutë pasurohen, bëjnë vila, blejnë jaguare e jetojnë si sheik nga njeri cep në cepin tjetër të botës, ndërsa populli dergjet nëpër kampet e refugjatëve”.Ndërkohë, kandidatët për kryetar forumi, Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj kanë shpalosur platformat e tyre për drejtimit e forumit.