Gratë myslimane marrin leksione vetë-mbrojtjeje ndaj sulmeve raciste
Një grup femrash myslimane nga Toronto po marrin leksione se sit ë përdorin duart gjatë sulmeve kundër pjesëtarëve të besimit të tyre në Kanada. Ata po organizojnë klasa vetë-mbrojtëse për të ndihmuar besimtarët që sulmohen nga racistët fetarë.Pas sulmeve terroriste në Paris , ai që mund të kthehet në problem të përditshëm për myslimanët, të cilët përballen me fanatizmin dhe racizmin për shkak të fesë së tyre, duhet parandaluar. Femra myslimane që veshish shami, në vend që të rrinë duarkryq, duhet të mbrohëm, thotë grupi nga Toronto që ka marrë këtë iniciativë.“Unë e ndeja se si një vajzë myslimane nuk kam pse jetoj në frikë, dhe ne të paktën duhet të mbrojmë vetveten,” tha Sarah Sabb, organizatorja e leksioneve të vetë-mbrojtjes.“Nuk ka pse dikush të më sulmojë nga fakti që kam veshur një shami në kokë. Prandaj duhet të mbrohem,” shtoi ajo.Seminaret e vetë-mbrojtjes u zhvilluan në qendrën islamike Al-Huda në Toronto, me ekspertin lokal të arteve marciale John Kolakovic.