Plehrat në lumin Gjanicë, një nga shkaqet e përmbytjeve në zonën e Fierit

Grumbullimi i inerteve dhe mbetjeve të ndryshme në lumin Gjanicë të hedhur nga banorë dhe biznese, është një nga shkaqet e përmbytjes së Fierit. Në lumin Gjanicë, prej të paktën dy muajsh janë depozituar mbetje inerte dhe plastike, çka ka sjellë ngushtimin e shtratit të Gjanicës, në vendin e quajtur ura me shkallë.Ngushtimi i shtratit të Gjanicës, si pasojë e mbetjeve të hedhura nga banorët dhe bizneset e Fierit është një prej faktorëve që shkakton përmbytje në qytetin myzeqar.Anës Urës me shkallë që lidh lagjen “1 Maji “me qendrën e Fierit, janë grumbulluar prej dy muajsh dhe mbetje nga përmbytjet si trungje, kallama apo shishe plastike.Qytetari: Mbeturinat nuk janë të sotme, mbeturinat janë të mbartura dhe as nuk kanë poër tu rregulluar.Qytetari: Prandal del Gjanica, hedh mbeturina, hedh inerte.Pse nuk e di Bashkia këtë punë?Pavarësisht se jo më shumë se një javë më parë, Gjanica doli sërish nga shtrati, bizneset dhe familjarët vazhdojnë të hedhin të pashqetësuar mbeturinat në lumë.