Lyhen me bojë hidrofobike hapësirat që u kthen urinën prapsht ndotësve
Gjobat e aplikuara nga bashkia e Tiranës për ndotësit e ambienteve publike nuk kanë dhënë rezultatin e duhur për të frenuar këtë veprim . Ura e lumit Lana dhe ambjente të tjera më të fshehura janë kthyer nga qytetarë të papërgjegjshëm në banjo publike.Bashkia ka gjetur një zgjidhje tjetër, jo më gjoba e as shume fishim të tyre por lyerje me bojë hidrofobike të këtyre ambjenteve. Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social facebook kryebashkiaku Veliaj shkruan se bashkia i përgjigjet kështu ndotësve publikë. "Bashkia e Tiranës ka vendosur t'i përgjigjet ndotësve sipas mënyrës së saj. Është koha që qyteti të marrë hak. Me ndihmën e kompanisë Dekoll lyem të gjitha muret me një lloj boje superhidrofobike e cila bën të mundur kthimin prapsht të urinës menjëherë sapo ajo prek sipërfaqen e lyer me bojë. Gjithashtu boja hidrofobike mbron monumentet e kulturës nga grafitet, vajrat e ndryshme, uji dhe balta", thuhet në këtë video.Përmes këtyre pamjeve, kërkohet që t'u jepet mesazhi ndaj të gjithë urinuesve publik të Tiranës që të mbajmë pastër edhe qytetin."Ndaj ndotës, po ua bërë Tiranës, Tirana ta ben mbrapsht!", përfundon mesazhi i kësaj video. Punonjësit e bashkisë së Tiranës me bojë hidrofobike kanë lyer ura, ambjente të tjera si dhe momunente me qëllim shmangien e ndotjes së tyre.
