U dogj në banesën e vjetër dykatëshe, policia gjen eshtrat e të moshuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2015, 12:00
Policia e Pogradecit konfirmon vdekjen e 85-vjeçarit, Osman Belegu, banesa e të cilit u dogj nga flakët u dogj një ditë më parë (29 nëntor 2015).Efektivët e policisë kanë mundur të gjejnë rreth orës 11:00 të ditës së sotme eshtrat e viktimës, që u dogj i gjallë në banesën e vjetër dykatëshe në fshatin Laktesh të Pogradecit.Eshtrat e të moshuarit u gjetën në dhomën ku mendohet se ai rrinte.Sipas grupit hetimor të ngritur për çështjen shkaqet për renien e zjarrit dyshohet të kenë qenë aksidentale.