Mungojnë specialistët, fluks aplikimesh në drejtorinë e ZRPP
Në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Shkodër, vërehet fluks aplikimesh, ndonëse punohet me staf të reduktuar. Sipas kreut të kësaj drejtorie, ndonëse aplikimi për vendet vakante ëhstë i hapur, shkak është mungesa e specialistëve.Në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër edhe pse konstatohet fluks, nga 70 deri në 100 aplikime në ditë, puna vijon të kryhet me staf të reduktuar.Kjo situatë shpesh ka krijuar vonesa dhe kryeregjistruesi Shkelzen Berisha thotë se ka mungesa specialistësh.Shkëlzen Berisha: "Çdo ditë shkon nga 5 deri në 10 dosje të papërpunuara.Sipas llogaritjeve në muaj shkojnë gati 200 apo 300 dosje të papërpunuara.Është një ngarkesë shumë e madhe që i ngarkohet pastaj specialistëve në rikuperimin e këtyre dosjeve.Jemi në propozime për emra të rinj.Shpejt do plotësohet ky numër punonjësish dhe themi të hyjmë në ritmin e plotë të punës së hipotekës.”Si të mos mjaftonte mungesa e ekspertëve, Policia e Shkodrës, ka ndaluar të premten dhe një punonjës të Zyrës rajonale të rregjistrimit të pasurive të Paluajtëshme, për shpërdorim detyre./Oranews.tv/