Projektligji për sigurimet, Hysi: Do të rrisim çmimet ose do të falimentojmë

Mjekët stomatologë kundërshtojnë draftin për sigurimet shoqërore në bazë të të cilit tarifimi ndodh sipas pagës maksimale. Sipas Shoqatës së Stomatologëve nëse ky draftë do të miratohet i tillë, do të çojë drejt rritjes së çmimit të shërbimeve ose drejt falimentimit të biznesit.Mjekët stomatologë kundërshtojnë projektligjin për sigurimet shoqërore. Ata thonë se  tarifimi për të pagaur sigurimet sipas pagës maksimale dëmton aktivitetin e tyre. Sipas një përllogaritje në bazë të draftit, nësë të ardhurat për një stomatolog janë 90.000 lek në muaj, ai duhet të paguaj 30.000 lekë sigurime.  Dorian Hysi, drejtuesi i Shoqatës Dentare thotë se një ligj i tillë sjell këtë rezultat në këtë sektor.Dorian Hysi: Ose do falimentojë si shërbim dhe zgjedhja e dytë është rritja e çmimve, por kam frikë se rritja e çmimeve nuk i përgjigjet dot popullata jonë dhe nëse do të ketë rritje të çmimeve, atëhere nuk do të ketë akses në shërbim do të ulet aksesi në shërbim dhe do të merret shërbimi kur patologjia ka shkuar në një gradë, po them që dhëmbi është bërë për tu hequr. Pra nuk do parandalohet, nuk do trajtohet sepse ka kosto dhe nuk e përballon dot kur dhëmbi është bërë për tu hequr.Stomatologët kërkojnë të behet një kategorizimi. Këtë e argumentojnë më faktin se nuk mund të paguajnë siguracione njësoj, si ata mjekë stomatologë që kanë klinika të mëdha dhe të vetë punësuarit.Dorian Hysi: Duhet të tarifohen me pagë më të madhe, por duhet të tarifohen drejtuesit e klinikave të mëdha ku punojnë 4-5 mjekë. Drejtuesi sigurisht që duhet të tarifohet me pagë maksimale. Por të vetëpunësuarit që punojnë vetë në klinike nuk mund të tarifohen mbi pagën maksimale pasi shërbimi stomatolog, pasi shërbimi ka një kosto shumë të madhe, nuk merret në konsideratë edukimi, trajnimi, kostot e materialeve. Materialet blihen në tregun perëndimor dhe çmimet që ofrohen në Shqipëri janë 10-15 herë më të lira sesa tregu perëndimor per shkak të nivelit të ekonomisë që ka kjo popullatë.Vetëm në këtë sektor preken 3000 stomatologë dhe sipas statistikave të shoqatës 95% e tyre janë të vetëpunësuars dhe staf minimal./Oranews.tv/