Parisi ishte vetëm fillimi, mesazhi i ideatorit të sulmeve të 13 Nëntorit

Ideatori i sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abaooud, kishte planifikuar edhe disa goditje të tjera në kryeqytetin e Francës gjatë festive të fundivitit.Ka qënë ky lajmi i bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat citojnë një bisede telefonike më kushërirën e tij, Hasna Ait Boulahcen."Parisi ishte vetëm fillimi, gjatë pushimeve të dimrit do të kryejmë sulme të tjera", ishin fjalët e terroristit.Esktremisti i Shtetit Islamik, sipas asaj që raportojnë mediat, kishte planifikuar që të shkaktonte trazira në zonat ky banojnë një numër i lartë hebrenjsh.Abdelhamid Abaoud dhe kushërira e tij, Hasna Ait Boulahcen, mbetën të vrarë gjatë një operacioni policor që u zhvillua dy javë më parë në Saint Denis të Parisit. Në aksionin e forcave anti-terror, pati shkëmbim zjarri për të paktën disa orë.Ndërkohë i mbijetuar i fundit i sulmeve që tronditën Europën, Salah Abdeslam, raportohet se mund të ketë mbërritur në Siri. Kjo është zbuluar nga autoritetet pas zbardhjes së një lidhjeje telefonike./Oranews.tv/