Meta në Gjermani: Shqipërisë i duhet strategji për zhvillimin ekonomik
Festën e Pavarësisë, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta e ka kremtuar me shqiptarët e Gjermanisë, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës me punime nga artistët shqiptarë në ambientet e Parlamentit të Landit të Ëestfalisë së Renit të Veriut. Meta tha se 103-vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s dhe me statusin e vendit kandidat për në BE. Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria e ka të domosdoshme të zhvillojë në mënyrë strategjike dhe afatgjatë burimet e saj ekonomike dhe natyrore.Ilir Meta: Shndërrimi juaj në një model rivitalizimit të cdo vlere ekonomike nëmërmjet implementimit të teknologjive më të fundit, zhvillimit infrastrukturor dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore është një model që ne duhet ta ndjekim në shndërrimin e evlerave ekonomike. Të rinjtë kanë një rol të rëndësishmë për të luajtur në mënyrëe që ata mos ta shohin të ardhmen drejt Gjermanisë, port a shikojnë përmes formimit profesional në vendin tonë.Kryetari i Kuvendit, ka takuar dhe Presidenten e Parlamentit të Landit të Ëestfalisë së Renit të Veriut, Carina Gödecke, me të cilën ka folur mbi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria si një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndërsa Gödecke, u shpreh se marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë në partneritet të ngushtë, por ka ende shumë vend për përmirësim.“Ne e filluam punën tonë mbarë me një projekt të parë, që nënkupton vendosjen e një ure bashkëpunimi nëpërmjet ardhjes së një përfaqësuesi të parlamentit shqiptar këtu për ta strukturuar këtë bashkëpunim. Kështu, mund të ndërtojmë ura bashkëpunimi në kulturë” Presdientja e Landit shprehu angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në nxitjen e bizneseve dhe kompanive të Landit që të investojnë në Shqipëri./Oranews.tv/