Në Greqi ofrohet seks për çmimin e një sanduiçi, 2 Euro për 30 minuta
Athine- Si pasojë e krizës ekonomike në Greqi, vajzat e reja greke po shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi, zbulon një studim i publikuar të premten në "The Indipendent".Studimi, i cili bazohet në të dhënat e mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi që veprojnë në Greqi zbulojnë se janë femrat greke dominojnë industrinë e prostitucionit, me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore. Jo vetëm kaq oferta për të blerë seks"është më e lira në Europë."Disa gra e bëjnë vetëm për të blerë një sanduiç sepse nuk kanë çfarë të hanë kur janë të uritura,"- thotë, profesori i Sociologjisë në Universitetin Panteion të Athinës, Gregory Laxos për "London Times""Disa e bëjnë për të paguar taksat dhe faturat apo për drogë"- vazhdoi ai.Kur kriza ekonomike filloi në Greqi çmimi i seksit me një prostitutë ishte 50 Euro kurse tani ka rënë në 2 euro për një seancë 30 minutëshe./Oranews.tv/