Inspektoriati thirrje për të denoncuar çdo abuzim të punëmarrësit

Masat mbrojtëse nuk duhet të jenë formale, por detyruese për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve.Kështu u shpreh nga Lezha Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punes Dritan Ylli, duke ftuar të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve që të denoncojnë pranë këtij Institucioni çdo abuzim që u bëhet nga punëmarrësi.Dritan Ylli: "I drejtohemi të gjithë punonjësve që të ankimojnë çdo rast të shkeljes të se drejtës së tyre.Ne do ta marrim shumë në konsideratë ankesën siç dhe e kemi marrë gjatë gjithë kësaj kohe , do ta trajtojmë me shumë seriozitet dhe korrektesë. Të gjitha brenda afateve ligjore.”Drejtori i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli i shoqëruar edhe nga drejtuesit lokalë të këtij insitucioni inspektoi disa biznese fasone në Lezhë, ku konstatoi se bashkëpunimi shmang abuzimet.dritan ylli/Oranews.tv/