Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon masa lehtësuese për kreditimin

Në një kohë që paketa fiskale për vitin e ardhshëm është në prag të finalizimit ne kuvend Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se kërkesat e saj për rishikim me ulje të disa taksave mund të ishin pranuar pasi nuk kishin kosto për buxhetin e shtetit.Marc Crowford deklaron se qeveria shqiptare u detyrua nga FMN-së që të mos pranonte propozimet biznesit.Marc Crowford: “Do të donim që ata të pranonin më shumë nga ato që kemi propozuar, por të paktën pranuan të mos rrisnin taksën. Sepse besojmë se do të ishte më keq për ekonominë”Crowford sheh si një mundësi për të stimuluar rritjen ekonomike thjeshtimin e taksave për bizneset pasi shkallëzimi nuk është gjithmonë i drejtë.Përfaqësuesi i biznesit amerikan në Shqipëri kërkon që të gjenden mënyra për të financuar biznesin pasi bankat nuk japin kredi duke detyruar shumë investitorë që të largohen.Marc Crowford: “Nuk kemi lidhje me bursën. Ata që kanë jashtë nuk kanë mundësi të investojnë këtu përveç duke ardhur këtu fizikisht. Kjo duhet ndryshuar sepse përndryshe nuk tërheqim dot investitorë të jashtëm. Po ikin disa, dhe duhet ti zëvendësojmë ”Propozimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin e ardhshëm lidhej me uljen tatim fitimit dhe të dividentit si dhe tatimit mbi të ardhurat personale norma e lare te te cilave ulin konkurueshmërinë në krahasim me rajonin dhe stimulojnë evazionin./Oranews.tv/