Një pallat disa katësh rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave që janë shkaktuar nga një gropë e madhe që është hapur për ndërtimin e një tjetër pallati pranë.Pallati ndodhet në Selitë të Vogël pranë xhamisë.Policia ka bërë evakuimin e 34 familjeve në total, që nga data 26 nëntor. Ndërsa sot është bërë evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat.
Ne kerkmi menaxheriPolicia thotë se ka shpallur në kërkim menaxherin i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit. Ndërsa Bashkia e Tiranës kallëzoi penalisht ish kryetarin e komunës së Farkës Fatbardh Plaku për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë zonë.
Rrethohet zonaZona vijon të jetë e rrethuar për shkak se ekspertët e konsiderojnë ende një zonë të rrezikshme. Administratori i pallatit Altin Dauti thotë se rrëshqitjet e para kanë nisur përpara 2 muajve dhe arsyeja sipas tij janë punimet që po kryhen poshtë ndërtesës.
Altin Dauti, administrator i pallatit: Ne e kemi zgjedhur duke komunikuar me firmën që të merrte masat deri në momentin që para një jave e kemi bërë problem në shtet dhe na thana që këto pallate e kanë rrezikshmërinë e ulët. Por, gjithësesi nëse lihet në këtë gjëndje që ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore rrjedhin mund të rrezikojë. Albert Mustafaraj është një ndër banorët e zonës që është evakuar familjarisht tek të afëmit.Ai thotë se kanë bërë kërkesë më heret në institucione për këtë problematik.
Albert Mustafarai, banor: Kemi ikur edhe ne, se ka lindur frika përpara trimërisë. Nuk e kemi guximin që të banojmë. Unë mora zv/ministrin e Brendshëm.Ministrisë së Brendshme ngriti Shtabin e Emergjencave për vlerësime situatës.
Ngrihet shtabi i emergjences Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme.Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Bashkia e Tiranës ndjekje penale ndërtuesit dhe ish-kryetarit të PD të komunës
"Bashkia e Tiranës ka nisur ndjekjen penale ndaj ndërtuesit të objektit ku sot pati rrëshqitje toke në Kopshtin Botanik . Për probleme që lidhen me dhënien e lejes së ndërtimit duke mos u marrë masat e duhura për kryerjen e punimeve, si dhe ndjekjen e punimeve nga ana e autoriteteve vendore, bashkia ka nisur gjithashtu ndjekjen penale ndaj ish – kryetarit të komunës Farkë, Fatbardh Plaku, i zgjedhur si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Pas raportimit të ngjarjes, Bashkia e Tiranës është vënë në lëvizje duke u angazhuar në evakuimin e banorëve të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Në vendngjarje kanë shkuar dhe punonjës të Policisë Bashkiake të cilët po ndihmojnë në marrjen e masave që të mos ketë pasoja për njerëzit që banojnë në këtë zonë. Po kështu drejtues të njësisë administrative Farkë dhe ekspertë të Bashkisë së Tiranës janë në vendngjarje për të mbikëqyrur situatën dhe për të bashkëpunuar me strukturat shtetërore për mitizimin e dëmeve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll" informon Bashkia


/Oranews.tv/