Festa e Pavarësisë, nga veriu në jug ceremoni për ditën e madhe

Festa e Pavarsise në Korçë  eshte kremtuar me meshën e flamurit e mbajtur ne katedralen "Ngjallja e Krishtit", iniciativë   e nisur nga Fan Noli, e vazhduar prej Mitropolitit te Korces, Imzot  Johan Pelushi.Në Fier të majtë e të djathtë së bashku kanë vendosur kurora me lule pranë bustit të patriotit Tonçi Kilica, i cili ngriti flamurin në qytetin myzeqar më 1912.Ndryshe ka ndodhur në Elbasan ku socialistë dhe demokratët janë ndarë në dy ceremoni të ndryshme, me nga një orë distancë, te busti i firmëtarit të pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani.Në Shkodër, për të katërin vit me radhë u organizua Maratona e Pavarësisë, bashkëpunim i vendorëve më Komunën së Ulqinit dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi", me pjesëmarrjen e vrapuesve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Franca, SHBA etj,Ngritja e flamurit në obeliskun në qender të qytetit të Lezhës, kanë çelur aktivitetet për 103-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.Në Berat e Gjirokastër ceremonitë nga bashkia janë mbajtur nën tingujt e bandës frymore./Oranews.tv/