28 Nentori në Tiranë, Veliaj: Të harrojmë ndasitë, bashkë bëjmë gjëra të bukura

Ngritja e flamurit 103 vite më parë në Vlorë, u përkujtua simbolikisht në Tiranë, në qëndër të qytetit.Më pas mijëra tullumbace kuq e zi u ngritën në lartësi duke sjell atmosferë festive për qytetarët.Në këtë ditë të rëndësishme historike, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli mesazhe për bashkim, për të harruar mllefet dhe ndasitë politike.Erion Veliaj: "Jam shumë krenar që jemi sot bashkë sepse 28 Nëntori është mesazhi i bashkimit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të mrekullueshme, gjëra që veç e veç janë absolutisht të pamundura. Ndaj sot, le t'i harrojmë të gjitha ndasitë, të harrojmë mllefet, kundërshtitë dhe debatet me njëri-tjetrin"Edhe pse një ditë me shi, të vegjlit i gëzuan më tepër "spektaklit me tollumbace".Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të komuniteteve fetare, këshilltarë të majtë të bashkisë dhe qytetarë.63358324-4633-4890-856e-7664ef2bdb8e daa7fc34-3da0-4590-b17a-57b68faa2670/Oranews.tv/