Thirrja e Bashës : Kjo liri e paplotë nga tirania e varfërisë

Partia Demorkatike,  kremtoi sot ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.Kryetari Luzlim Basha, i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, deputet të grupit parlmentarë dhe anëtarët  e djathtë të këshillit bashkiak, bene homazhe prane  varrezave të dëshmorve.Shefi i Opozitës,  uroi qytetarët shqiptarë për festën,  ndërsa tha se sot liria ka nevojë për një dimension tjetër  pasi  po rrezikohet nga Tirania dhe Varfëria.Lulzim Basha: "Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë për lirinë por kjo liri është e palotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, arbitraritetit dhe arrogancës. Jam i bindur se ky 28 Nëntor do të shërbejë për një bashkim të ri dhe të madh të Shqiptarëve për ti dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota e të vërteta të lirisë dhe demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta para ligjit"Në kuadër të ditës së flamurit dhe pavarësisë së shqipërisë,  Opozita  zhvilloi homazhe dhe pran bustit të komandantit legjendarë të UCK-së Adem Jashari pasi 28 nentori perkon edhe  me diten e lindjes se tij. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  vizitoi edhe familjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit./Oranews.tv/