Defekti i palës maqedonase bllokon lëvizjen në Qafë Thanë

Një defekt në sistemin e palës maqedonase në doganën e Qafë Thanës ka bllokuar lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.Për pasojë disa dhjetra shqiptarë që ishin nisur drejt Strugës për të festuar 28 nëntorin u detyruan të presin në radhë me orë të tëra.Një video e siguruar nga Ora News, tregon situatën e krijuar pranë pikës kufitare të Qafë Thanës, ku udhëtarëve shqiptarë iu desh të presin në kufi në një kohë që kushtet atmosferike ishin të rënduara. Situata u zhbllokua rreth orës 15: 30 minuta të pasdites së sotme[caption id="attachment_626324" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rradha e makinave ne doganen e Qafë Thanës Ne foto: Rradha e makinave ne doganen e Qafë Thanës[/caption]/Oranews.tv/