Maqedonia ngre gardh me tela në kufi
Ushtria maqedonase ka nisur ndërtimin e një barriere mbrojtëse me tela pranë kufirit me Greqinë.Një masë e tillë sigurie është ndërmarrë për të evituar kalimin e emigrantëve që kërkojnë azil për arsye ekonomike, pas udhëzimeve të ardhura nga Bashkimi Europian.Gjatë ditëve të fundit, situata ka marrë përmasa kritike, teksa azil-kërkuesit kanë tentuar të kalojnë me forcë kufirin, por janë ndalur nga policia vendase.Ushtarët janë parë të sjellin materialet e nevojshme teksa puntorët e specializuar kanë nisur ndërtimin e barrierave që janë të ngjashme me ato që u ngritën në kufirin serbo-hungarez.Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Aleksandar Gjorgiev, tha se masa e re e sigurisë nuk do të ndikojë në kalimin e emigrantëve që vijnë nga vende e luftës. Ai u shpreh seazilkëruesit nga Siria, Afganistani dhe Iraku, do të vazhdojnë normalisht rrugën e tyre drejt Europës Perëndimore./Oranews.tv/